Talebanë dyshohet se i kanë prerë kokën një 18-vjeçareje, pjesë e ekipit kombëtar të volejbollit për vajza të reja.
Ka qenë vetë trajnerja e saj që ka dhënë lajmin duke tronditur botën e sportit. Në një intervistë, trajnerja tha se Mahjabin Hakimi u vra në tetor, por askush nuk mësoi për vrasjen e tmerrshme pasi talebanët kishin kërcënuar familjen e saj që të mos fliste për të.
“Talebanët i kanë prerë kokën një prej volejbollisteve të mia. Ky është një turp. Tashmë të gjitha lojtaret e volejbollit duhet të fshihen, maskohen apo largohen për të shpëtuar. Deri më tani janë larguar nga Afganistani vetëm 2 lojtare, ndërsa të tjerat kanë djegur uniformat e lojës për t’i shpëtuar terrorit dhe mbrojtur familjet e tyre”, tha Suraja Afzali.
Mahjabin luajti për Klubin e Volejbollit të Kabulit përpara rënies së qeverisë së Ashraf Ghani dhe ishte një nga lojtarët yje të klubit.
Ditë më parë, fotografitë e asaj që dukej koka e prerë dhe qafa e gjakosur u shfaqën në mediat sociale duke tronditur shikuesit./tch