Fjalë Kyçe

Akuzat e Speciales i ndihmuan PDK-së që të kthejë një pjesë të eletoratit të humbur

Akuzat e Speciales i ndihmuan PDK-së që të kthejë një pjesë të eletoratit të humbur

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” thotë se aktakuzat e Speciales po e forcojnë pozitën e PDK-së në elektoratin me sentiment ndaj luftës. Krasniqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se janë shtuar zërat për zgjerim të koalicionit qeveritar.

Ai thotë se zgjerimin e koalicionit e dha si opsion edhe AAK-ja kur paraqiti kandidaturën e Ramush Haradinajt për president. “Vëmendjen e mori emri i Ramush Hardinajt për president, por aty u tha qartë se ai është mandatuar edhe për riformatim të qeverisë”.

Krasniqi thotë se brenda PDK-së ka mosmarrëveshje në lidhje me përfshirjen apo jo të PDK-së në qeveri.

“Zoti Veseli në natën e zgjedhjeve kishte deklaruar se si PDK do të qëndrojë në opozitë, por ndryshimet që kanë ndodhur me publikimin e aktakuzave kanë ndryshuar situatën”.

Anëtari i shoqërisë civile thotë se ngritja e aktakuzave ndaj Thaçit dhe Veselit i shkon përshtati PDK-së në raport me afrimin e elektoratit pro-UÇK e që sipas tij kishin lëvizur në Vetëvendosje.

“PDK më mirë e ka përfaqësuar sentimentin e UÇK-së së paku në baza deklarative. Nuk besoj se Vetëvendosje do të mund të merr rreth vetes këtë grup të njerëzve. Edhe sipas disa matjeve të opinionit publik PDK po fiton terren ndaj Vetëvendosjes në disa zona si Skenderaji apo Drenasi ku më parë kishte humbur terren”, tha ndër të tjera Albert Krasniqi.