Alain Giresse është zgjedhur sot trajner i Kombëtares së Kosovës në futboll.
E pas zgjedhjes, ai është njoftuar me stadiumin “Fadil Vokrri” por edhe me ambientet e FFK-së, shkruan Express.
Gjatë parakalimit në stadium, menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala e ka njoftuar Giressen me futbollistët e Kosovës një nga një.
Në një moment ai ka qenë afër fotografisë së Edon Zhegrovës dhe reagimi i tij ka qenë shumë interesant.