Fjalë Kyçe

Alarm i rremë për bombë afër një kopshti të fëmijëve në Prishtinë

Alarm i rremë për bombë afër një kopshti të fëmijëve në Prishtinë

Një alarm për bombë afër Kopshtit të Fëmijëve “Bota për Fëmijët” në Prishtinë, ka nxitur reagimin e policisë dhe të zjarrfikësve.

Me të marrë lajmërimin në vendin e ngjarjes ka shkuar Policia e Kosovës, të cilët kanë larguar të gjithë fëmijët që gjendeshin në kopshtin afër shtëpisë ku dyshohej se gjendej mjeti shpërthyes, shkruan lajmi.net.

Mirëpo alarmi doli të jetë i rremë. Në shtëpinë afër këtij kopshti në Bregun e Diellit nuk u gjet asgjë e dyshimtë.

“Kemi thirrë prindërit, kemi qitë fëmijët jashtë, ka ardhë policia mirëpo s’ka pasë asgjë”, kanë thënë nga ky kopsht për lajmi.net.

Lajmi.net ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga Policia e Kosovës mirëpo të njëjtit ende nuk kanë folur në lidhje me rastin.