Pandemia Covid-19 ka një ndikim të madh në shëndetin mendor.
Nga marsi deri në shtator në Itali kanë ndodhur 71 vetëvrasje dhe 46 vetëvrasje në tentativë të lidhura me Covid-19.Sipas medias italiane “Tigicom”, ky numër vetëvrasjesh është krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 dhe shifra ishte 44 dhe ajo e përpjekjeve për vetëvrasje 42.
Kjo u raportua nga psikiatër në Konferencën Ndërkombëtare për çështje që lidhen me vetëvrasjen, organizuar nga Universiteti Sapienza i Romës dhe me mbështetjen e pakushtëzuar të Fondacionit Menarini, me rastin e Ditës Botërore për parandalimin e vetëvrasjes më 10 shtator.
Përveç pasojave të krizës financiare, izolimi shoqëror peshon shumë në shëndetin mendor.