Fjalë Kyçe

Alarm në kampin Santiago Bernabeu, dy lojtarët që mund të largohen me parametrat 0 këtë verë

Alarm në kampin Santiago Bernabeu, dy lojtarët që mund të largohen me parametrat 0 këtë verë

Bisedimet mbi kontratën e dyshës së Real Madridit, Lucas Vazquez dhe Sergio Ramos, kanë ngecur pasi të dy lojtarët veçse kanë refuzuar ofertat fillestare të rinovimit të kontratës.

Marca ka raportuar se të dy përfaqësuesit e Spanjës kanë kontratë me klubin nga kryeqyteti spanjoll deri në 30 qershor dhe nuk është arritur ende ndonjë marrëveshje e re.

Për arsye se kontrata e tyre mbaron këtë vit, ata janë të lirë të flasin me klube të tjera që nga janari, transmeton lajmi.net.

Njëri ndër lojtarët që ka shënuar më së shumti rritje të formës së tij këtë sezon te Los Blancos padyshim që është Vazquez, i cili po luan si startues. Ai ka startuar në 21 ndeshjet e fundit në të gjitha garat për Real Madrid.

Ramos ka realizuar 668 paraqitje në ekipin e parë për Los Blancos, duke shënuar 100 gola në atë periudhë kohore dhe do të festojë ditëlindjen e tij të 35-të në mars.

Deri në këtë moment, nuk ka ndonjë lajm të ri se kapiteni Ramos do të qëndrojë në Madrid, largimi i tij është i mundshëm, së bashku me anësorin Vazquez.