Fjalë Kyçe

Alarm në Real Madrid, ylli i skuadrës lëndohet në stërvitje

Alarm në Real Madrid, ylli i skuadrës lëndohet në stërvitje

Real Madridi është alarmuar, pasi Marco Asensio ka pësuar një dëmtim gjatë seancës stërvitore të së hënës.
Marco Asensio ka qenë i lënduar gjatë gjithë muajit janar dhe pritej të rikthehej në ndeshjen e së enjtes mbrëma ndaj Gironës në Kupën e Mbretit, por spanjolli e ndrydhi nyjën e këmbës gjatë një seance të hënën, transmeton Gazeta Express.

Trajneri Santiago Solari e organizoi një minindeshje për lojtarët e ekipit të parë, në mënyrë që t’i mbajë në formë, në të cilën morën pjesë disa lojtarë të rinj, por Asensio u ndrydhi kyçin vetëm pak minuta pas fillimit të saj.

Doktorët e klubit e mjekuan atë dhe tani shanset e mesfushorit sulmues për të luajtur në ndeshjen e mesjavës në Katalonjë do të varen plotësisht nga shkalla e dëmtimit të tij.

Ai pritet të vlerësohet pas 24 orëve kur edhe do të mësohet sesa serioz është lëndimi i tij.

23-vjeçari ka munguar në nëntë ndeshjet e fundit të Real Madridit