Deputeti i VV-së, Agon Batusha, po pretendon se brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës kanë vdekur pesë persona nga koronavirusi.
Këtë deklaratë ai e ka dhënë në Facebook, teksa ka thënë se situata është jashtë kontrolli.
Një informacion i tillë nuk është konfirmuar ende nga Spitali i Gjakovës apo IKSHPK.
Postimi i plotë i Batushës në Facebook:
5 vdekje nga COVID-19 brenda dy orësh në Spitalin e Gjakovës.
Situata është jashtë çdo kontrolli!
Ruajeni veten aman! Shmangni daljet e panevojshme, mbani maskën në çdo moment dhe mbani higjienën personale.
Kjo qeveri është pajtuar me vdekjen.