Në raportin vjetor për vitin 2018 – 2019, MASHT-i ka njoftuar se përqindja e nxënësve që kanë braktisur mësimin gjatë këtij viti shkollor është 0,10 për qind.
Mbi 10 mijë nxënës në Kosovë e kanë braktisur mësimin e detyrueshëm viteve të fundit. Ndër shkaqet më të shpeshta, të cilat po ndikojnë që nxënësit të marrin një vendim të tillë sipas njohësve të rrethanave janë: varfëria, problemet shëndetësore dhe margjinalizimi i komuniteteve, shkruan gazeta Zëri.
Më shumë se 10 mijë nxënës gjatë viteve të fundit kanë vendosur ta lënë anash mësimin e detyrueshëm. Në raportin vjetor me tregues arsimor për vitin 2018 – 2019, MASHT-i ka njoftuar se përqindja e nxënësve që kanë braktisur mësimin gjatë këtij viti shkollor është 0,10 për qind. Sipas kësaj Ministrie, këto statistika janë të barabarta për të dyja gjinitë. Me përqindje të njëjtë nxënësit kanë braktisur edhe arsimin e mesëm të ulët. Edhe në këtë nivel të shkollimit sipas MASHT-it, 0,10 për qind e nxënësve kanë lënë mësimin.