Fjalë Kyçe

Alarmante: Nga 178 raste me koronavirus 81 janë regjistruar në Prishtinë

Alarmante: Nga 178 raste me koronavirus 81 janë regjistruar në Prishtinë

Shifra rekord të të infektuarve janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Prishtina po vazhdon të jetë epiqendër e pandemisë, teksa sonte vetëm në kryeqytet janë konfirmuar 81 raste me COVID-19.

Lista e plotë e komunave ku sonte janë konfirmuar raste:
Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 81 raste, komuna e Fushë Kosovës 16 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Ferizajt 10 raste, komuna e Drenasit 9 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Kamenicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Suharekë, Mamushë, Obiliq dhe Dragash.