Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK, Rukie Mehmeti, duke folur për situatën në këtë klinikë pas shtrimit të disa pacientëve me koronaviurs ka thënë se nuk ka rrezik për pacientët e tjerë në këtë klinikë.
Mehmeti ka deklaruar se në këtë klinikë janë tre pacientë me koronavirus.
“Nëse në Klinikën Infektive lirohen vendet, atëherë ata pacientë transferohen nga Klinika e Pulmologjisë”, ka thënë ajo.
Mehmeti po ashtu shtoi se nuk ka rrezik që pacientët me koronavirus të përzihen me pacientët tjerë që kanë probleme tjera me mushkëri.
“Klinika është e ndarë në kate dhe nuk ka rrezik për përzierje të pacientëve”, ka thënë ajo në Rtv Dukagjini.
Ajo gjithashtu njoftoi se momentalisht ka shtretër të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve.