Fjalë Kyçe

Alarmante: shënon prapë rritje numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Alarmante: shënon prapë rritje numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

Janë regjistruar 236 raste të reja me fatalitet shkaku i koronavirusit në Itali në 24 orët e fundit, që është një rritje nga 195 sa ishin një ditë më parë, ka njoftuar Agjencia për Mbrojtjen Civile, bën të ditur agjencia Reuters.

Numri i të infektuarve ka vazhduar të ulet. Janë regjistruar 1075 raste të reja me COVID-19, për dallim nga 1221 sa u regjistruan të hënën.

Ky është numri më i vogël i rasteve të reja me koronavirus në Itali në dy muajt e fundit. Numri total i të vdekurve në Itali nga koronavirusi që nga 21 shkurti është rritur në 29.315 e numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus sillet në mbi 213 mijë.

Britania e Madhe e ka kaluar Italinë për numrin e të vdekurve. Mirëpo, shifra e vërtetë e të vdekurve në Itali nga COVID-19 mendohet se është dukshëm më e lartë sesa ajo që tregon Agjencia për Mbrojtjen Civile, ka thënë agjencia nacionale e statistikave Istat në një analizë të rasteve me mortalitet në vend që e ka publikuar të hënën.

Në 24 orët e fundit janë shëruar nga virusi 2352 persona duke e sjellë shifrën totale në 85.231.