Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, raporton se në 24 orët e fundit 18 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 3901 testime dhe janë konfirmuar si raste pozitive 1075.
Ministria raporton gjithashtu se 890 persona janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, shkruan A2 CNN.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 585 pacientë, 37 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (17 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1075
Të shëruar në 24 orë 890
Të shtruar në spitale 585
Humbje jete në 24 orë 18
Testime ditore 3901
Testime totale 424,719
Raste pozitive 95,726