Fjalë Kyçe

Alban Hyseni i pakënaqur me djelmoshat e tij

Alban Hyseni i pakënaqur me djelmoshat e tij

Liria dhe Gjilani kanë barazuar 1:1 në kuadër të xhiros 20 të Ipko Superligës.

Megjithatë, ky rezultat nuk i kënaq udhëtuesit, të cilit kishin pretenduar fitoren.

Trajneri i Gjilanit, Alban Hyseni është paraqitur i nervozuar pas duelit për faktin se futbollistët e tij shpërdoruan disa raste të mira shënimi.

“Realisht ne nuk e arritëm atë për çfarë kemi ardhur, për fitore. Kishim raste të dy ekipet, por ne patëm më shumë dhe më të pastra. Morëm një gol shumë naiv aty ku kemi punuar në stërvitje. Ne patëm shumë raste dhe nuk guxojmë të humbin kaq shumë pavarësisht se me kë luajmë, pasi pa shënuar nuk mund të fitosh”, theksoi Hyseni për SuperSport.

Dy pikë në tri ndeshje për Gjilanin?

“Tri ndeshje dhe dy pikë janë shumë pak. Por, ne duhet të vazhdojmë të punojmë për t’i kompensuar pikët e humbura dhe se fitorja e parë do të vijë shpejtë”, përfundoi Hyseni.

Gjilani pas këtij barazimi bie në pozitën e pestë.