Fjalë Kyçe

Alban Skenderaj zbulon sekuenca nga projekti i ri muzikor

Alban Skenderaj zbulon sekuenca nga projekti i ri muzikor

Ai është ndër personazhet e estradës shqiptare që çdo projekt muzikor i pëlqehet në masë të madhe.

Fjala është për këngëtarin dhe kantautorin, Alban Skenderaj, i cili njihet për veçantinë që ka në projektet muzikore.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka zgjedhur që të ndajë me fansat disa sekuenca nga kënga e re.

Në videon e shpërndarë artisti kishte xhiruar natyrën, derisa në prapavijë dëgjohet projekti i papublikuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)

 

Përpos kësaj, Skenderaj nuk ka zbuluar as titullin por as edhe datën për lansimin e kësaj prodhimtarie.

Vlen të përmendet se “A i sheh” është hiti fundit i tij, që erdhi në bashkëpunim me këngëtaren Arilena Ara.