Fjalë Kyçe

“Albin Kurti do ta bashkojë Kosovën me Shqipërinë për 18 muaj”

“Albin Kurti do ta bashkojë Kosovën me Shqipërinë për 18 muaj”

Bleron Baraliu, analist politik, ka thënë se kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përpara përfundimit të mandatit të tij si kryeministër do ta bëjë bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Baraliu këto deklarime i ka bërë në emisionin ‘Pressing’, teksa ka thënë se nuk beson se do ta arrijë një marrëveshje diplomatike mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Express.

“Për 18 muj ka me e ba Albin Kurti bashkimin kombëtar. Nuk besoj që Albini ka me lëviz në qëndrimet e tyre. SHBA kanë me ndjekë interesin e tyre”, deklaroi ai.

Ndërkaq, opinionisti Thaçi është shprehur i bindur se mbi 90 për qind e qytetarëve e përkrahin idenë e bashkimit kombëtar.

“Kur ia hjekim frikën që kjo ide imponohet nga faktori kombëtar, unë jam i bindur që ideja e bashkimit kombëtar shkon mbi 90 për qind dhe unë vë bast për këtë”, ka thënë ai. në Pressing.