Fjalë Kyçe

Kurti uron Abdixhikun: Bashkëpunimi opozitë-qeveri, interes i përbashkët

Kurti uron Abdixhikun: Bashkëpunimi opozitë-qeveri, interes i përbashkët

Pas zgjedhjes së Lumir Abdixhikut në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kurti tha se i uron punë të mbarë Abdixhikut, duke thënë se është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizimi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë.

Kurti tha se nga ana e tij, vullneti dhe korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë.

Postimi i plotë:

Dëshiroj të uroj punë të mbarë për z. Lumir Abdixhiku, i cili është zgjedhur kryetar i ri i LDK-së.

Është interes i përbashkët i çdo qytetari të Kosovës që partitë politike të hedhin hapa përpara sa i përket demokratizimit të brendshëm, bashkëpunimit midis opozitës dhe qeverisë për punë të dobishme, por edhe opozitarizmi i fortë për çështje të argumentuara drejt e saktë.

Nga ana ime, vullneti e korrektësia për bashkëpunim në interes të vendit e në përputhje me verdiktin që qytetarët dhanë në zgjedhjet e 14 shkurtit, nuk do të mungojë asnjëherë.

Të gjithë mund të japim shumë për Kosovën, e askush askujt nuk mundet më t’ia mohojë këtë të drejtë.