Fjalë Kyçe

Albin Kurti nuk lejohet të mbajë takim në këtë fshat të Drenicës

Albin Kurti nuk lejohet të mbajë takim në këtë fshat të Drenicës

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje Albin Kurti, ka vazhduar edhe sot takimet me qytetarë. Ai sot ka vizituar komunën e Drenasit, ku ka takuar shumë qytetarë dhe përfaqësues biznesesh.

Lideri i VV-së u ndal edhe në fshatin Tërdec, por aty u ndesh me një pengesë.

Sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, Kurtit nuk i është lejuar që të mbajë takim në këtë vend. Disa qytetarë i kanë thënë se nuk është i mirëseardhur aty.

Kurti ishte edhe në fshatrat Nekoc, Polluzhë e Shtuticë.