Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti do të mbajë sonte konferencë për media në orën 20:30.Siç njofton Zyra e Kryeministrit, konferenca do të mbahet në oborrin e Qeverisë së Kosovës.
Kjo konferencë është thirrur pas takimit që pati presidenti Thaçi me liderët e subjekteve politike në vend.
Të gjitha partitë, përveç Vetëvendosjes, u deklaruan kundër shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, për shkak të krizës pandemike.
Thaçi deklaroi se qeveria e re do të formohet në ditët e ardhshme.
Ndërkaq, Albulena Haxhiu nga LVV deklaroi se këtë lëvizje të Thaçit do ta konstatojnë në Gjykatën Kushtetuese.