Fjalë Kyçe

Albright vjen në Prishtinë, pritet të mbajë fjalim në sheshin “Skënderbeu”

Albright vjen në Prishtinë, pritet të mbajë fjalim në sheshin “Skënderbeu”

Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s. E në këtë përvjetor në vendin tonë do të vijë edhe ish- sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright.

Ajo do të mbajë një fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, i cili do të mbahet të mërkurën me fillin nga ora 11:00 në sheshin “Skënderbeu”.

“Më 12 qershor 2019 Kosova shënon 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-së. Ne jemi duke shënuar këtë përvjetor historik të Kosovës bashkë me miqtë dhe aleatët tonë me të cilët ndajmë vlerat e paqes, lirisë dhe demokracisë. Njëkohësisht, ne po nderojmë të kaluarën tonë dhe vizionin tonë për paqe të qëndrueshme”

“Ish- Sekretarja e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright, do t’i bashkëngjitet popullit të Kosovës në shënimin e 20 viteve të lirisë, dhe do të mbajë fjalim në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë. Ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në tubimin qendror, dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për të falënderuar Sekretaren Albright për kontributin e saj të vazhdueshëm për paqe dhe liri në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e këshillit organizativ për shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë.