Fjalë Kyçe

Albulena Haxhiu pas fitores së Biden: Tani ka mbetur ta largojmë Hotin

Albulena Haxhiu pas fitores së Biden: Tani ka mbetur ta largojmë Hotin

Po vazhdojnë reagimet e zyrtarëve të VV-së pas fitores së Joe Biden në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Ish-deputetja e këtij subjekti, si dhe ish-ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se tani është koha që kryeministri kosovar, Avdullah Hoti, të largohet nga posti që ai mban, shkruan lajmi.net,Madje sipas saj, ai dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të mbahen përgjegjës për pazare të pista.

Postimi i plotë:

Tani ka mbetur ta largojmë Hotin bashkë me grupin e tij që mbahen përgjegjës për pazare të pista, degradimin e nënshtrimin e vendit dhe servilitetin ndaj Serbisë!

Kosova meriton që t’i kthehet dinjiteti që e kishte kur vendi drejtohej nga kryeministri Kurti!Vullneti i qytetarëve edhe në Kosovë duhet të jetësohet.