Fjalë Kyçe

Albulena Haxhiut reagon pas vendimit të Kushtetueses për Ekipin negociator

Albulena Haxhiut reagon pas vendimit të Kushtetueses për Ekipin negociator

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ekipin negociator ka reaguar përmes Facebook’ut, duke cituar vendimin e Kushtetueses.
Përmes rrjetit social, deputetja Haxhiu, ka cituar vendimin e Kushtetueses, derisa aty shkruhet se detyrat, përgjegjësitë dhe kompeetncat e delegacionit nuk janë në përputhshmëri me Kushtetutën

“TË KONSTATOJË, njëzëri, meqë nenet thelbësore te Ligjit nr. 06/L-145 për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë, nuk janë në pajtueshmëri me Kushtetutën, rrjedhimisht Gjykata shpall të njëjtin, në tërësinë e tij, të papajtueshëm me Kushtetutën”, shkroi Haxhiu.