Fjalë Kyçe

Aliaj: Kosova më e mirë se Shqipëria

Aliaj: Kosova më e mirë se Shqipëria

Ish futbollisti kuqezi Adrian Aliaj pas largimit nga futbolli ka vendosur të vazhdojë në fushën e menaxherit.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares, që ka në pronësinë e tij disa lojtarë shqiptarë, ka thënë se ai mundohet që të gjejë ekipe për lojtarët e tij në ekipe ku do kenë më shumë minuta.

Gjithashtu ai është shprehur se Kumbulla nuk duhet të kalojë në një ekip shumë të madh, pasi është në një moshë të re dhe si fillim duhet të gjejë një ekip ku të ketë më shumë minuta.

“Lojtarët shqiptarë iu duhet shumë punë, për të arritur në nivele të larta. Megjithatë në të ardhmen besoj se do të ketë suksese.

Abazaj? Bëri një hap shumë të madh, për kalimin nga Luftëtari te Anderlehti. Ne morën në pronësinë tonë lojtarin, vetëm për faktin se ai u kthye nga Belgjika në Shqipëri, për të gjetur qetësinë. Jemi në bisedime me disa klube, që janë në nivelin e tij. Nuk kemi nevojë për hapa të mëdhenj. Ne duam të jetë një ekip që do i japë më shumë minuta dhe nuk është poshtë nivelit të Anderlehtit.

Duhet agjenti për tu marrë me të gjitha detajet. Jam një njeri që kur lojtari e meriton fjalën e mirë ia themi dhe kur duhet i bërtasim

Kombëtarja? Nuk dua të flas për veten time. Kombëtarja është një vend ku duhet ta shohim si për të mirën e të gjithëve. Kemi pasur një grup fantastik dhe ka qenë një periudhë e shkëlqyer.

Golat? Unë kam bërë maksimumin, ndonëse isha mbrojtës, kisha disa aftësi ofensive. Ne jemi një vend i vogël dhe duhet të japim një ndihmë.

Kumbulla? Unë i them lojtarëve të shkojnë në një skuadër ku mund të luajnë. Nuk është mirë të shkojë te Interi, Napoli apo ekipe të tjera të mëdha. Ne duam të flasim për Kumbullën që ta bëjmë lojtar, jo ta shikojmë nga çmimi dhe nëse luan në një ekip të madh. Lacio? Mund të kalojë aty vetëm për Taren, por Inzagi nuk më duket diçka e mirë.

Çmimet po shkonin shumë lart, nga kjo anë është më mirë që u ulën çmimet dhe mendoj se tani janë çmimet reale.

Talente të rinj? Kosova dhe Maqedonia janë më përpara se ne. Për momentin kam hedhur sytë nga Kosova dhe kemi marrë dy lojtarë shumë të talentuar. Jugosllavia i ka lënë diçka të mirë këtij shteti dhe janë përpara Shqipërisë.

Nuk mund ta krahasojmë Kroacinë me Shqipërinë, pasi kampionati aty është shumë herë më i fortë. Në kampionatin shqiptar i bëjnë planet sot për nesër, nuk ka një projekt afatgjatë. Në Shqipëri është e vështirë për shkak të rezultatit, pasi presioni është i madh.”, u shpreh Aliaj për “Supersport”.