Fjalë Kyçe

Aliu: Dje u bë avancimi i mëtejmë i Serbisë në Kosovë përmes Listës Serbe

Aliu: Dje u bë avancimi i mëtejmë i Serbisë në Kosovë përmes Listës Serbe

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu në seancën plenare ku po diskutohet për propozimin për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-19 nga ish-Qeveria Kurti, ka folur për masën e reciprocitetit të vendosur nga qeveria e kaluar.

Ai po ashtu ka thënë se dje ndodhi diçka e pazakont por që ishte e pritshme, siç tha ai, ishte avancimi i mëtejmë i Serbisë në Kosovë përmes Listës Serbe.

“Dite e pazakontë ajo e djeshme që fillojmë ete pazakon, nuk do ja merrte mendja askujt kur në dokumentet e kamionëve që futeshin nga Serbia në Kosovës shtetit tonë ju referoheshin Republika e Kosovës, është kjo një shenj e mirë që bazohet në parim të reciprocitetit. Diçka e pazakontë e që ishte e pritshme e që na merrte mendja ishte avancimi i përtejmë i Serbisë në Kosovë përmes Listës Serbe, e pritshme ishte pasi që nuk ka si të jetë pasi që çdo hap që bëhej këto dite ishte në dem të shtetësisë, kjo pa tjetër që i hap rrugë Serbisë”, ka thënë Aliu.