Kandidati për deputet nga LDK-ja, Fadil Aliu me numër 50, ka marrë pjesë sonte në tubimin e kësaj partie në Kolovicë të Prishtinës.
Postimi i Aliut:
Ishin ringritur të gjithë, të përkushtuar e të mobilizuar për ndryshim.
Kjo është Kolovica!
Kjo është Prishtina!
Si në Kryeqytet, ky përcaktim e mobilizim po ndodhë tashmë gjithandej Republikës.
Kjo gatishmëri, ky vullnet na jep zemër e forcë, e mbi të gjitha besim se ndryshimi i madh tashmë do të ndodhë më 9 shkurt.
Sepse kjo është frymë që tashmë po ndjehet kudo!
Kjo është Lidhja jonë, ky është besimi e vullneti qytetar!