Fjalë Kyçe

Aliu: Rruga Prishtinë – Podujevë pritet të përfundojë brenda dy muajve

Aliu: Rruga Prishtinë – Podujevë pritet të përfundojë brenda dy muajve

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka bërë të ditur se rruga magjistrale Prishtinë-Podujevë pritet të përfundojë brenda dy muajve.

Megjithatë ai në seancën e sotme të Kuvendit tha se kjo rrugë nuk është projektuar si duhet dhe shpronësimet nuk janë bërë si duhet.

“Rruga Prishtinë-Podujevë është rrugë e torturës dhe rrugë e rreziqeve. Është një anomali e përgjithshme çka kemi parë ne në Ministrinë e Infrastrukturës, rrugët nuk projektohen si duhet dhe nuk kryen shpronësimet si duhet. Kanë mbetur pjesa e finalizimit të rreth-rrotullimit dhe eliminimit të rreziqeve, dhe pritet të fillojnë punimet gjatë muajit prill dhe një deri në dy muaj është afati i realizimit të këtyre punimeve”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, javën e kaluar tha se po të varej nga ai personalisht, punimet në magjistralen Podujevë – Prishtinë do të përfundonin brenda vitit 2022.

Në një bisedë për Gazetën Online Reporteri.net i pari i Komunës vlerëson se sa i përket rrugës Podujevë – Prishtinë përgjegjësia i takon nivelit qendror, jo atij lokal.