Fjalë Kyçe

Aliu: Vendimi i paralajmëruar i Kushtetueses i shkon për shtati Veselit

Aliu: Vendimi i paralajmëruar i Kushtetueses i shkon për shtati Veselit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, vlerëson se vendimi i paralajmëruar nga Gjykata Kushtetuese rreth mandatarit, do t’i përshtatej kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Aliu përmes Facebook-ut thotë se Veseli dëshiron që GJK-ja ta godasë presidentin Hashim Thaçi dhe Lëvizjen Vetëvendosje, kësisoj, t’i hapet rruga që ai të bëhet kryeministër.

“Kjo që ka thënë Agron Bajrami, e që po ‘hulumton’ Besnik Krasniqi, është ajo që dëshiron Kadri Veseli. Po, mund të jetë koincidencë. Kadri Veseli dëshiron që Gjykata Kushtetuese ta godas edhe Thaçin edhe Lëvizjen Vetëvendosje! dhe t’ia hap të dytit rrugën për Kryeministër. Ai e din që në zgjedhjet e ardhshme fiton LVV por po ashtu beson që PDK del e dyta dhe me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t’u bërë Kryeministër E përsëris, po, mund të jetë koincidencë”, shkroi Aliu.

KOHA ka raportuar se Gjykata Kushtetuese do t’ia rrëzojë dekretin për mandatarin presidentit Hashim Thaçi, por do t’i hapë rrugë planit të tij për ta bërë një qeveri të re, pjesë e së cilës nuk do të jetë Lëvizja Vetëvendosje, subjekt politik që i ka fituar zgjedhjet.

https://www.facebook.com/liburn.aliu/posts/10216970428113921