Me të hyrë në stadium, nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Predrag Jovic është alivanosur për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.
Afër tij në momentin e alivanosjes kanë qenë ish-nënkryetari i FFK-së Bekim Haxhiu dhe zëvendës-sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i mjekëve, të cilët pas ndihmës së parë e dërguan Jovicin për tretman më të specializuar në spitalin e Sofjes.
Në lidhje me gjendjen shëndetësore të Jeviq, Zëri.info ka kontaktuar me zëvendës-sekretarin Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se gjendja e Jeviq është më e mirë, teksa presin që ai të kthehet në Kosovë gjatë ditës së sotme.
“Gjendja e Jeviq është më e mirë. Me të kanë qëndruar presidenti Agim Ademi dhe sekretari Eroll Salihu”, tha Ahmeti për Zëri.info.
“Nga Sofja, ai është kthyer në Prishtinë”, shtoi Ahmeti.
Ndryshe, ndeshja mes Bullgarisë dhe Kosovës u mbyll me rezultat 2:3 në favor të “Dardanëve”.
Me këtë fitore, Kosova mbetet në vendin e tretë në grupin A në kuadër të ciklit eliminator për “Euro 2020” me pesë pikë të grumbulluara.