Fjalë Kyçe

Allegri e paralajmëron Ronaldon

Allegri e paralajmëron Ronaldon

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri thotë se Cristiano Ronaldo ka edhe më shumë përgjegjësi dhe e paralajmëron se do të luajë më pak në sezonin e ardhshëm.

Allegri foli për mediat gjatë konferencës së tij për shtyp.

Ish- trajneri i Milanit u rikthye në Torino duke nënshkruar një kontratë katër vjeçare me Zonjën e Vjetër. Ai kishte kaluar pesë sezone me Juventusin duke fituar 11 trofe dhe poashtu duke arritur dy herë në finale të Ligës së Kampionëve.

Tani e ardhmja e Cristiano Ronaldos duket të jetë në dyshim me raportimet që e lidhin atë me një lëvizje në PSG, por Allegri beson se ylli portugez do të mbetet ne Torino, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.

Ish-ylli i Real Madrid dje filloi para-sezonin e tij në Continassa.

“Ronaldo është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe një djalë i zgjuar. Unë fola me të dje ashtu siç bëra me të tjerët”, tha trajneri italian.

“Unë i thashë atij se ky është një sezon i rëndësishëm dhe se jam i lumtur që u takova përsëri, tani ai ka më shumë përgjegjësi, sepse tre vjet më parë kishim një ekip më me përvojë, ndërsa tani ka lojtarë më të rinj”, vazhdoi ai.

“Unë pres shumë prej tij për sa i përket përgjegjësisë, ai është në gjendje të mirë dhe është në formë”.

“Ka momente të ndryshme në një sezon, duke luajtur një lojë çdo tre ditë do të më duhet të ndërroj ekipin, duke përfshirë të gjithë lojtarët”.