Fjalë Kyçe

Allegri ka disa fjalë për humbjen e Juventusit

Allegri ka disa fjalë për humbjen e Juventusit

Massimiliano Allegri ka komentuar humbjen e Juventusit në ‘Wanda Metropolitano’, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Trajneri italian ka thënë se skuadra e tij ishte e detyruar të luante keq, duke rënë në kurthin e skuadrës së Diego Simeone.

Atletico Madrid me një paraqitje të jashtëzakonshme, ka arritur të mposht 2:0 Juventusin, me golat e Gimenez dhe Godin.

“Pjesa e dytë ishte e shëmtuar, pasi kemi bëmë gabim duke e ndjekur epërsinë që kishin. Atletico janë shumë të mirë”.

“Ne e dinim se do të ishte e vështirë, që Atletico Madrid të detyron të luash keq, me një ritëm të ngadaltë. Ne e kemi lëvizur topin më shpejt në pjesën e parë, por jo në të dytën”.

“Nuk do të jetë e lehtë, ne kemi nevojë për një lojë të madhe në ndeshjen e dytë, por kjo mund të bëhet dhe ne duhet të kemi besim”, ka thënë Allegri.