Fjalë Kyçe

Allegri ka disa fjalë për ndeshjen Juventus-Parma

Allegri ka disa fjalë për ndeshjen Juventus-Parma

Qysh në deklaratën e parë pas ndeshjes, Massimiliano Allegri është kujdesur që të përcjell një mesazh të rëndësishëm për lojtarët e tij.

Juventus barazoi 3:3 me Parman në një ndeshje spektakolare, ku rezultati u vulos tek në minutat e fundit të takimit, nga Gervinho.

E për këtë gol, Allegri ka disa fjalë, dhe një këshillë, që gabimi të mos përsëritët më në të ardhmen.

“Nuk mund të luash në minutën e 93 me aq dëshirë. Ishte gjë e gabuar ta mbanim topin në lojë në ato minuta. Vetëm duhet të godasësh topin jashtë vijave” ka thënë Allegri, transmeton lajmi.net.

“Ishim të dobët në mbrojtje dhe kemi regjistruar një numër të madh gabimesh” ka thënë ai ndër të tjerash.

Juventusit edhe pas barazimit nuk do t’i rrezikohet pozita e liderit, megjithatë trajnerit duket se nuk i pëlqen që skuadra të marrë gjërat si të kryera.