Fjalë Kyçe

Allegri largohet nga Juventusi, e kërkon gjiganti i Evropës

Allegri largohet nga Juventusi, e kërkon gjiganti i Evropës

Juventus rrezikon të humbas trajnerin Massimiliano Allegri në fund të sezonit.

Pavarësisht dështimit të radhës në Ligën e Kampionëve, ‘Zonja e Vjetër’ janë të prirë të vazhdojnë bashkëpunimin me Massimiliano Allegrin, me të cilin kanë fituar titullin e pestë më radhë në pesë vitet e fundit në Serie A.

Por, pavarësisht dëshirës së Juventusit, Allegri mund të vendos për një cikël të ri në karrierën e tij.

Një nga klubet më të fuqishme ekonomikisht në Evropë, po kërkon të nënshkruajë me trajnerin italian.

Bëhet fjalë për Paris Saint Germain, që dëshiron të sjellë në Francë 51 vjeçarin, shkruan Gazzetta dello Sport.

PSG do t’i ofrojë pagë vjetore deri në 15 milionë euro Allegrit.