Maxi Allegri ka folur para ndeshjes me Interin.
Juventus do të përballet nesër (e premte) me Interin në javën e 15-të në Serie A.
Maxi Allegri ka thënë se do të jetë një ndeshje e bukur, por që gara për titull nuk ka përfunduar.
“Nesër do të jetë një ndeshje e bukur, është derbi i Italisë”, tha fillimisht trajneri italian, përcjell “lajmi.net”.
“Duke u bazuar në renditjen tabelare, do të jetë një ndeshje fantastike, një ndeshje ndaj një ekipi që së bashku me Milanin, kanë shkruar historinë.
“Gara për titull ende nuk ka përfundua, andaj ne do ta luajmë nesër ndeshjen si të ishte një finale”, ka shtuar më tej Allegri.