Fjalë Kyçe

Allegri mes Juventusit dhe Real Madridit

Allegri mes Juventusit dhe Real Madridit

Të shumta janë hamendësimet për të ardhmen e Massimiliano Allegri-t, në Spanjë thonë që ai është shënjestruar nga Real Madrid-i, ndërsa në Itali flitet për një rinovim me Juventus-in.

Tekniku ka fituar 4 herë kampionatin italian, Kupën e Italisë, Superkupën e Italisë dhe ka shkuar dy herë në finalen e Champions League. I gjithë ky sukses ka tërhequr vëmendjen e Real-it, të cilët tashmë (pas katër humbjeve të fundit) janë penduar për nënshkrimin e kontratës Me Santiago Solari-n.

Sipas “El Chiringuito”, programit televiziv spanjoll, Florentino Perez e ka kuptuar synimi për të marrë teknikun e Tottenham-it, Pochettino, ka dështuar, ndaj po fokusohet te Allegri për sezonin e ardhshëm.

51-vjeçari ka një kontratë me “Zonjën e vjetër” deri në qershor të vitit 2020, por ka pasur raportime të vazhdueshme se do të largohet nga bankina e Juves në verë, që të zëvendësohet nga ish-drejtori i Real Madrid-it Zinedine Zidane.

Megjithatë, sipas “Tuttosport” thuhet se Juve dhe Allegri po e konsiderojnë gjithnjë e më shumë mundësinë e një qëndrimi më të gjatë së bashku, transmeton telesporti.

Ai mund të bëhet tekniku që ka qëndruar më gjatë te Juventusi, që prej legjendës Giovanni Trapattoni. Gazeta torineze shkruan: “Allegri do të marrë një vendim për të ardhmen e tij deri në mars”.