Fjalë Kyçe

Allegri trajner i Real Madrid?

Allegri trajner i Real Madrid?

Massimiliano Allegri mund të jetë trajneri i ardhshëm i Real Madrid.

Starti jo i mirë në këtë fillim sezoni i Real Madird ka bërë që presioni të rritet maksimalisht mbi trajnerin francez, Zinedine Zidane.

Mediet evropiane kanë filluar të përmendin disa emra si zëvendësues potencialë të Zidane, ku pikasin emrat e Jose Mourinho e Massimiliano Allegrit.

Sipas ‘Marca’, ‘Los Blancos’ janë duke menduar për ndryshim në stol dhe Allegri është një nga emrat që mund të marrë drejtimin e skuadrës madrilene, transmeton lajmi.net.

52 vjeçari ishte lidhur me një kalim të mundshëm në Madrid edhe para se Zidane të rikthehej në stolin e skuadrës.

Duhet pasur parasysh se Real Madrid fillimisht do të ketë vështirësi me shkarkimin e Zidane, pasi mund t’i kushtojë rreth 80 milionë euro.