Juventusi e nisi sezonin në Serie A, me barazim 2-2, ndaj Udineses.Në këtë ndeshje për bianconerët nuk startoi Cristiano Ronaldo i cili u inkuadra në pjesën e dytë.Mos inkuadrimi tij në lojë u bë lajm kryesor në mediat ndërkombëtare duke aluduar në largimin e tij të mundshëm nga skuadra italiane.Ronaldo shënoi një gol në sekondat e fundit të ndeshjes, por goli i tij u anulua pas rishikimit të sistemit VAR.
Trajneri i “Zonjës së Vjetër”, Masimiliano Allegri, ka sqaruar pas përfundimit të lojës se përse nuk e ka inkuadruar prej fillimit sulmuesin portugez.“Unë fola me Ronaldon, ai është mirë, por duke parë kushtet e të gjithëve, i thashë të qëndronte në stol, për të hyrë pjesën e dytë. Ai e vuri veten në dispozicion të skuadrës, madje arriti të shënonte, por goli u anulua nga VAR-i”, ka deklaruar Allegri.
Allegri ka deklaruar se barazimi ndaj Udineses do të shërbejë për ta si mësim për ndeshjet e ardhshme.“Në përgjithësi bëmë një ndeshje të mirë, por futbolli i tillë është. Ndonjëherë ndodhin gjëra të papritura. E kishin ndeshjen nën kontroll, por nuk ditëm si të menaxhonim të papriturën. Kjo e sotmja duhet të shërbejë si mësim. Në pjesën e dytë humbëm shumë topa, mbase ishim të lodhur nga vapa, por kurrsesi nuk duhet të pësojmë gola të tillë. Ekipi u mbrojt mirë, por ky barazim le të shërbejë si mësim për ne”, ka thënë Allegri.