Fjalë Kyçe

Alonso gjithnjë e më afër Barcelonës

Alonso gjithnjë e më afër Barcelonës

Marcos Alonso shumë shpejt pritet të jetë lojtar i Barcelonës.

Spanjolli ka një marrëveshje gati për kushtet personale me Barcelonën që prej një muaji. Ai dëshiron të kthehet në La Liga, ende i njëjti plan.

Marrëveshja e Alonso varet nga Chelsea pasi Barça nuk ka ndërmend të paguajë një tarifë të madhe për të, me skadimin e kontratës në qershor 2023.
Mbrojtësi ishte njëri ndër pikat kyçe të Chelseas për një kohë të gjatë, prejse erdhi nga Fiorentina.