Fjalë Kyçe

Alonso për rivalët: Është herët ta llogarisim Chelsean jashtë garës për titull

Alonso për rivalët: Është herët ta llogarisim Chelsean jashtë garës për titull

Chelsea në ndeshjen e fundit është mposhtur  nga Wolverhampton me rezultatin 2:1.

Fitorja e Manchester City në anën tjetër, ka bërë që distanca mes dy skuadrave të shkojë në 10 pikë.

Në fundjavë, Chelsea dhe Manchester City do ta gjejnë vetën përballë njëra tjetrës, në një prej përballjeve më të zjarrta këtë edicion.

Megjithatë, mbrojtësi i Chelsea, Marcos Alonso, ka thënë se është ende herët që skuadra e tij të konsiderohet jashtë garës për titull.

“Do të jetë mundësia ideale për tu rikthyer. Do të jetë ndeshje e madhe dhe të gjithë do të jenë të motivuar për lojë” ka thënë Alonso fillimisht, transmeton lajmi.net.

“Është herët që të themi se jemi jashtë garës për titull. Nëse humbasim të dielën, do të jemi me 13 pikë minus dhe që janë shumë pikë. Por, momentalisht nuk duhet të koncentrohemi tek tabela” ishin fjalët e spanjollit.

Chelsea duket se në ndeshjet e fundit e ka humbur “stilin” e lojës që e karakterizonte në 12 ndeshjet e para.

Londinezët do të tentojnë që të rikuperojnë në ndeshjen pothuajse kryesore kundër Manchester City.