Alpinistja Uta Ibrahimi, ka konfirmuar se është lënduar rëndë, derisa ishte duke u ngjitur në malin e Rragamit në Parkun Kombëtar të Valbonës.
Alpinistja Ibrahimi, ka thënë shkurtimisht për Express se lajmi për lëndimin e saj ka qenë i vërtetë, e që ajo vazhdon ende trajtimin nëpër mjekë.
“Po lajmi është i vërtetë. Dal shpejtë me deklaratë, vetëm ende jam nëpër mjekë”, ka thënë Uta Ibrahimi.
Alpinistja, ka qenë duke u ngjitur së bashku me alpinistin Aurel Duka në një faqe shkëmbore ku është shkëputur nga mali një gurë, i cili i ka rënë në këmbën alpinistes duke i shkaktuar dëmtime serioze.
Banorë të zonës dhe një grup nga emergjenca civile që u ndodhen në vendin e ngjarjes, e transportuan alpinisten drejt lagjes Kukaj në Vlabonë, aty ku ndodhej ambulanca dhe shërbimi mjekësor