Fjalë Kyçe

Altin Merlaku flet ekskluzivisht për GazetënAlo

Altin Merlaku flet ekskluzivisht për GazetënAlo

Liga e Parë e Kosovës, vjen këtë fundjavë me disa superpërballje shkruan GazetaAlo.

Ndeshja kryesore pa dyshim do të jetë ajo e cila luhet në Gjakovë, ndërmjet Vëllaznimit dhe Dukagjinit, të dyja skuadrat pretendentë për tu inkuadruar në IPKO Superligë.

Para kësaj përballje tejet të rëndësishme në një prononcim ekskluziv për GazetënAlo ka folur futbollisti i mirënjohur kosovar i skuadrës së Dukagjinit, Altin Merlaku.

“Jemi përgatitur mirë për këtë derbi. Barazimi ndaj Onixit na ka befasuar por besoj se në këtë përballje do të evitojmë gabimet”, ka thënë fillimisht Merlaku.

Altini për GazetënAlo, ka folur edhe për atmosferën e cila pritet në stadiumin e qytetit në Gjakovë.

“Na pret një sfidë e vështirë, pasi Vëllaznimi është skuadër e fortë. Por do të jetë kënaqsi të luash në prani të tifozëve të shumtë”.ka shtuar ylli i Dukagjinit.

“Nuk mund ta parashikojë rezultatin, por besoj se nga ky derbi do të dalim të pamposhtur dhe do të arrijmë rezultat pozitiv”, ka përfunduar “Spprtisti më i mirë i vitit 2018” në Komunën e Klinës.

Vëllaznimi dhe Dukagjini përballen ditën e diel me fillim nga ora 13:00. /GazetaAlo.