Fjalë Kyçe

Alush Gavazaj: Nuk kthehem në Shqipëri sepse paguajnë më pak!

Alush Gavazaj: Nuk kthehem në Shqipëri sepse paguajnë më pak!

Alush Gavazaj është larguar dje përfundimisht nga skuadra e Feronikelit duke i dhënë fund aventurës me kampionët e Superligës së Kosovës.

Mesfushori i njohur që ka luajtur për disa ekipe në Shqipëri si Tirana, Tërbuni apo edhe Korabi ka folur për newsport.al ku ka treguar për të ardhmen e tij. 24-vjeçari zbulon ofertat nga Superiorja, megjjithatë është i vendosur për të vijuar karrierën në Kosovë.

Sipas tij, kushtet që ofron elita e Shqipërisë janë të papërfillshme në krahasim me IPKO Superliga.

“Është e vërtetë që e kam mbyllur me Feronikelin. Kam disa oferta, ku mund t’iu tregoj që kam pasur bisedime edhe me klube të Superiores në Shqipëri. Por, nuk mendoj të rikthehem. Në Shqipëri paguajnë shumë më pak se në Kosovë. Po shqyrtoj ofertat që kam këtu dhe më pas do të vendos”, ka përfunduar Gavazaj.