Fjalë Kyçe

Alves nënshkruan kontratën këmbëzbathur

Alves nënshkruan kontratën këmbëzbathur

Dani ALves ka zbritur edhe njëherë në Camp Nou, sërish si lojtar i Barcelonës.

Mbrojtësi është prezantuar të mërkurën dhe ka nënshkruar deri në fund të sezonit, por nuk do të mund të luajë deri në janar.

Alves thotë se është i kënaqur me këtë fazë të dytë në skuadrën e Barçës, kënaqësi edhe me e madhe është edhe fakti se trajner do ta ketë Xavi Hernandezin.

Të mërkurën ai mbërriti në stadium ku u prezantua para tifozëve i veshur me kostum, por me diçka që ra shumë në sy dhe nuk kaloi pa u komentuar, ai ishte këmbë zbathur, shkruan gazeta express.

Këtë ai e ka bërë për të mos thyer traditën, pasi edhe në vitin 2008 ai mbërriti në këtë stadium me shapka.

Alves zbuloi se marrëveshja me Barcelonën është deri në qershor të 2022 dhe po ashtu mund të luajë deri më 2023, por kjo do të varet pasi të shikojë veten nëse ka çfarë t’i japë klubit, në të kundërtën ai s’do të rinovojë.