Fjalë Kyçe

Alvini e mbyll me fitore garimin në Minsk 2019

Alvini e mbyll me fitore garimin në Minsk 2019

Alvini e mbyll me fitore garimin në Minsk 2019, por i kushton humbja nga ukrainasi në sekondën e fundit

Karateisti Alvin Karaqi e ka mbyllur me fitore garimin në Lojërat Evropiane Minsk 2019.

Garuesi ynë mposhti medalistin e bronztë të Evropës, malazezin, Nikola Maloviq.

Pavarësisht fitores, humbja në sekondën e fundit nga ukrainasi, Valerii Chobotov, nënkampion bote, në luftën e dytë, ia mohon kalimin në gjysmëfinale garuesit tonë.

Me dy humbje dhe një fitore, Karaqi përfundoi i treti në grupin B, të kategorisë -84 kg.

I urojmë më shumë suksese Alvinit në garat e ardhshme ndërkombëtare.