Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me energjinë.Përmes rrjetit Twitter, Ambasada thekson se kur ka angazhim në dialog, përfitojnë qytetarët në dy vendet.Tutje, ambasada u bënë thirrje të dy vendeve që të vazhdojnë këtë angazhim në dialog.
“Marrëveshja e sotme e udhërrëfyesit për energjinë është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët në të dy vendet përfitojnë. SHBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në Dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet nga ambasada.