Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të vaksinohen në mënyrë që të mundet COVID-19.
Përmes një shkrimi në Twitter, ambasada ka bërë të ditur se SHBA-ja do të sjellë në Kosovë mbi 700,000 doza të vaksinës, mirëpo ka thënë se vaksinat funksionojnë vetëm nëse njerëzit vaksinohen.
′′Kjo dhuratë nga populli amerikan është dhurimi më i madh i vaksinës për Kosovën nga çdo vend apo organizatë. Kur të jetë plotësuar, donacioni amerikan do të sjellë mbi 700,000 doza. Më shumë vaksina pritet të vijnë. Por vaksinat funksionojnë vetëm nëse vaksinohen individët. Kështu që ju lutem – vaksinohuni për të mbrojtur veten, familjet tuaja dhe komunitetet tuaja. Së bashku, mund ta mposhtim COVID-19”, thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-së në Kosovë.
Kosova ka pranuar tri ditë më parë një donacion prej 35,000 doza të vaksinës Pfizer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.