Fjalë Kyçe

Ambasada Amerikane pas mbylljes së vendvotimeve: Inkurajuese dalja në zgjedhje e qytetarëve, t’i japim kohë KQZ’së për numërim

Ambasada Amerikane pas mbylljes së vendvotimeve: Inkurajuese dalja në zgjedhje e qytetarëve, t’i japim kohë KQZ’së për numërim

Ambasada e Amerikës në Kosovë ka shkruar në tëitter pas mbylljes së vendvotimeve në Kosovë. Në reagim thuhet se është inkurajuese kur shihet një numër i madh i qytetarëve që votojnë sot, kur kemi parasysh motin e keq dhe pandeminë.

Gjithashtu, Ambasada Amerikane bëri thirrje që t’i jepet kohë KQZ’së dhe institucioneve të tjera, që të numërohen votat dhe ta bëjnë punën e tyre.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Ambasadës Amerikane në Kosovë:

Inkurajuese për të pare që kaq shumë qytetarë dolën të votojnë paqësisht sot, pavarësisht nga moti dhe pandemia. Tash është e rëndësishme që KQZ’së dhe Institucioneve tjera në Kosovë t’iu japim kohë dhe hapësirë për t’i numëruar votat dhe për të bërë punën e tyre.