Fjalë Kyçe

Ambasada britanike jep lajmin e mirë: Shumë shpejtë do të vijnë vaksinat antiCovid në Kosovë

Ambasada britanike jep lajmin e mirë: Shumë shpejtë do të vijnë vaksinat antiCovid në Kosovë

Britania e Madhe, është njëri ndër kontribuuesit më të mëdhenj që vaksinat kundër Covid do të arrijnë në Kosovë, shkruan IndeksOnline.

Ndërsa në Twitter ambasada e saj në Kosovë, ka thënë se ndihen shumë krenarë që kjo po realizohet dhe se kosovarët shumë shpejtë do të mund të marrin këto vaksina.

Ndryshe programi i Unicefit në Kosovë ka bërë të ditur se 100 mijë e 800 doza të vaksinave do të vijnë në Kosovë përmes programit të tyre dhe se ato do të mund të mbulojnë 3 për qind të popullsisë.

https://twitter.com/UNICEFKosovo/status/1357592765413130240