Fjalë Kyçe

Ambasada çeke në Prishtinë ka një njoftim për qytetarët që duan të marrin shërbime

Ambasada çeke në Prishtinë ka një njoftim për qytetarët që duan të marrin shërbime

Shërbimet konsullore në Ambasadën e Republikës së Çekisë në Prishtinë janë reduktuar për shkak të situatës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Kjo Ambasadë ka njoftuar se, vizita personale lejohet vetëm pasi ta keni bërë kërkesën për termin përmes postës elektronike ([email protected]) dhe nëse respektohen masat për kushtet higjienike. Ju lutemi në e- mail shkruani numrin tuaj të telefonit dhe arsyen e vizitës së Ambasadës.

“Në rast të anulimit të terminit, ju lutem na informoni me e-mail ose telefon. Nuk lejohet pjesëmarrja e më shumë se dy personave të moshës madhore në ambientet për publikun. Ju lutem, gjatë vizitës në Ambasadë, të përdorni masa mbrojtëse për gojë dhe hundë (maskë të fytyrës). Nuk lejohet hyrja në ndërtesë pa maskë. Nëse keni ethe ose temperaturë, ju lutem shtyni takimin tuaj për një datë tjetër. Ju faleminderit për mirëkuptimin”, thuhet në njoftimin e seksioni konsullor të Ambasadës së Republikës çeke në Prishtinë.