Fjalë Kyçe

Ambasada e SHBA-së për situatën në Deçan: MSH beson se bakteret janë shkaktari, injoroni thashethemet

Ambasada e SHBA-së për situatën në Deçan: MSH beson se bakteret janë shkaktari, injoroni thashethemet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka bërë një reagim ku shfaq mbështetje ndaj të helmuarve në Komunën e Deçanit.

Mes tjerash, kjo ambasadë kërkon që të mos përhapen thashetheme, por të pritet në verzionin final rreth asaj çfarë në të vërtetë ka ndodhur si shkak i kësaj situate të krijuar.

”Mendimet tona janë me ata që vuajnë nga urgjenca shëndetësore në Deçan. Megjithëse do të kryhen më shumë teste, Ministria e Shëndetësisë beson se bakteret janë shkaku i mundshëm i simptomave. Gazetarët, qytetarët – injoroni thashethemet. Prisni për fakte”.