Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka dhënë një porosi rreth procesit të zgjedhjeve që po mbahen në Universitetin e Prishtinës.
Në reagim thuhet që zgjedhjet në UP, duhet të mbahen larg politikës.
“Zgjedhjet e ardhshme në Universitetin e Prishtinës duhet të mbesin të pandikuara nga politika. Lidershipi i ri i këtij institucioni vital publik duhet të zgjedhet në bazë të meritës profesionale dhe akademike”.
The upcoming University of Pristina elections must remain free from politics. This vital public institution's new leadership should be selected on the basis of professional and academic merit.
— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) July 23, 2020